Mbrojtës të natyrës dhe të trashëgimisë së vyer gjenetike mijëravjeçare të trojeve tona,
tek Salvia Nord, prej më shumë se 30 vitesh, përzgjedhim dhe prodhojmë
bimë të vyera mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare,
për kënaqësinë, shplodhjen dhe shëndetin tuaj.
Bimët mjekësore e aromatike më cilësore, për shëndetin dhe mirëqënien tuaj.
Aroma, ngjyra dhe shije mbresëlënëse që ju dhurojnë kënaqësi ditëve dhe netëve tuaja.
Kujdesi maksimal për mjedisin karakterizon që nga fillimi gjithë veprimtaritë tona.
Prej vitesh kultivojmë varitete autoktone shqiptare me metoda organike të çertifikuara.
Në kohën e duhur, kur përbërësit e çmuar të bimëve tona janë në nivelin e tyre ideal.
Për të përftuar me metoda natyrale vajrat më të mirë esencialë.
Zbuloni vetitë e jashtëzakonshme të vajrave esencialë, çajrave & bimëve mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare.
Me kujdesin më të madh për mjedisin dhe për shëndetin e njeriut tek Salvia Nord punojmë vetëm me metoda organike, të çertifikuara nga institucionet përkatëse dhe të vlerësuara nga blerësit dhe partnerët tanë brenda dhe jashtë vendit.