Vajrat esencialë të Salvia Nord
Relaksi i trupit dhe i mendjes, zbutja e lëkurës, pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes…përfitimet nga përdorimi i vajrave esencialë të përftuar nga bimët mjekësore dhe aromatike janë me të vërtetë të shumta!
Antiseptikë dhe antibakterialë natyrorë, vajrat esencialë përdoren gjerësisht në luftën kundër mikrobeve dhe viruseve që kërcënojnë shëndetin tonë. Vetitë e tyre të shumëllojshme lejojnë përdorime edhe në dobi të sistemit nervor, të qarkullimit të gjakut apo të aparatit tretës.
Përcjellës të shkëlqyer të aromave, vajrat esencialë përdoren gjerësisht edhe në fushën e aromaterapisë, ku përmes perceptimit të erërave stimulohen sfera emotive, kujtesa apo ndjeshmëria e njeriut.
Sipas llojit dhe përfitimi të dëshiruar, vajrat esencialë mund të përdoren për lyerjen e lëkurës, të përthithen përmes avujve apo, në raste më të rralla e duke ndjekur këshillat e mjekut, edhe të gëlltiten.
Tek Salvia Nord ne prodhojmë tre lloje vaji esencial, nga bimët tona mjekësore dhe aromatike 100% natyrale: vajin esencial të sherebelës shqiptare “Salvia Nord”, vajin esencial të Lavandës dhe atë të Helichrisiumit.
Ju ftojmë ti zbuloni!