Bimë mjekësore dhe aromatike
me shumicë dhe pakicë

Bashkëpunojmë me kompani shqiptare e të huaja të interesuara të blejnë prej nesh bimë mjekësore apo aromatike autoktone shqiptare, për industrinë farmaceutike, kozmetike apo agroushqimore.

Pozita e favorshme gjeografike, numri i lartë i ditëve me diell dhe prania e tokave mjaft të përshtatshme, bazike ose neutrale, me vlera pH ideale kanë krijuar në Shqipëri, në harkun e mijëra viteve, shumë varietete autoktone bimësh mjekësore dhe aromatike, me karakteristika gjenetike unike.

Kjo trashëgimi e çmuar i mundëson sot Shqipërisë të jetë një prej vendeve kryesore prodhuese dhe eksportuese të bimëve mjekësore dhe aromatike, në nivel ndërkombëtar.

Shumë ilaçe, produkte kozmetike apo ushqimore të prodhuara për tregjet perëndimore të BE-së dhe SHBA-ve kanë në përbërjen e tyre ekstrakte të bimëve mjekësore dhe aromatike shqiptare.

Prej rreth katër dekadash zhvillojmë punë kërkimore dhe zhvillimore shkencore rreth bimëve mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare në territorin e pasur të Malësisë së Madhe, ku operojnë sot rreth 90% e sipërmarrjeve shqiptare të këtij sektori.

Tokat e thata, bazike e gëlqerore të kësaj krahine janë terreni ideal për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, që rriten të egra në këto zona prej mijëra vitesh, duke krijuar varitetet autoktone me vlera të jashtëzakonshme.

Studimi, mbrojtja dhe zhvillimi i kësaj trashëgimie të rrallë e të çmuar na ka mundësuar përzgjedhjen, ndër vite, të variteteve autoktone me cilësinë dhe rendimentet më të larta, të vlerësuara brenda e jashtë vendit.

Ndër bimët që trajtojmë vendin kryesor e zë natyrisht Sherebela dhe variteti i saj autokton “Salvia Nord”, i përzgjedhur prej nesh pas një proçesi të gjatë kërkimor.

Varitete te tjera mjaft të kërkuara janë edhe Makthi (helichrysum italicum), Lavanda Hibride, Timusi, Trumza, Rigoni i Bardhë, Shtogu dhe Rozmarina.

Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni.