Çertifikimet Tona

SALVIA NORD – OPERATOR BIO I ÇERTIFIKUAR

Tek Salvia Nord për rritjen e prodhimeve përdorim vetëm metoda natyrale. Nuk përdorim as plehra kimike e as spërkatës me pesticide, potencialisht të dëmshëm për shëndetin dhe për mjedisin. Kjo zgjedhje na mundëson të jemi pjesë e grupit të fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë, të përkushtuar ndaj metodave biologjike, të çertifikuar zyrtarisht nga institucionet shqiptare si subjekt që praktikon bujqësinë organike.

MARKA ETIKE MADE WITH ITALY

Ndër vite kemi patur fatin dhe mundësinë të bashkëpunojmë ngushtë me organizata dhe subjekte të mbështetura nga Qeveria e Italisë, një vend mik që ka punuar dhe punon shumë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj sa më të plotë ndërkombëtar. Kjo përvojë e vyer shumëvjeçare na ka mundësuar pajisjen me markën prestigjioze MADE WITH ITALY, që promovon nismat më të suksesshme të bashkëpunimit që janë financuar nga Qeveria e Italisë në Shqipëri dhe jo vetëm. Kjo markë është një mjet komunikimi për qëndrueshmërinë e proçeseve të zhvillimit, valorizimin e zonave të prapambetura dhe stabilizmin e bashkësive më të rrezikuara nga emigracioni.