Fidanë të bimëve mjekësore e aromatike
Prej rreth katër dekadash zhvillojmë punë kërkimore dhe zhvillimore shkencore rreth bimëve mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare në territorin e pasur të Malësisë së Madhe. Tokat e thata, bazike e gëlqerore të kësaj krahine, pak të përshtatshme për shumicën e kulturave bujqësore janë terreni ideal për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, që rriten të egra në këto zona prej mijëra vitesh, duke krijuar varitetet autoktone me vlera të jashtëzakonshme.
Studimi, mbrojtja dhe zhvillimi i kësaj trashëgimie të rrallë e të cmuar na ka mundësuar përzgjedhjen, ndër vite, të variteteve autoktone me cilësinë dhe rendimentet më të larta, të vlerësuara brenda e jashtë vendit.
Prej më shumë se 30 vitesh jemi partnerë të besuar të mbi 1.000 fermerëve shqiptarë të specializuar në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilët i furnizojmë cdo vit me miliona fidanë bimësh autoktone.
Ndër bimët që trajtojmë vendin kryesor e zë natyrisht Sherebela dhe variteti i saj autokton “Salvia Nord”, i përzgjedhur prej nesh pas një procesi të gjatë kërkimor.
Varitete te tjera mjaft të kërkuara janë edhe Makthi (helichrysum italicum), Lavanda Hibride, Timusi, Trumza, Rigoni i Bardhë, Shtogu dhe Rozmarina.