Piante aromatiche e medicinali
Apprezzate ovunque per il loro gusto, i colori e gli aromi rari, oltre, naturalmente, ché per le loro proprietà quasi miracolose a beneficio della salute umana, le piante medicinali e aromatiche sono uno dei doni più preziosi della natura.
Nxitës të fantazisë krijuese (por edhe të epshit!), mbështetës të kurajos e të forcës së vullnetit, si edhe qetësues e antistres natyralë bimë të mirënjohura si sherebela, lavanda apo makthi, në formë lulesh, çajrash apo vajrash esencialë ju dhurojnë ditëve tona kënaqësi, shplodhje dhe një mori përfitimesh të tjera për trupin e për mendjen.
Ilaçe, artikuj kozmetikë, ushqime natyrale: lëndët e para që përftohen nga bimët mjekësore dhe aromatike janë përbërësit kryesorë të shumë produkteve terapeutike, aromatike dhe kulinare.
Rritja e vëmendjes ndaj mirëqënies dhe shëndetit vetjak, si edhe zgjedhje si ajo e dhjetëra miliona personave në të gjithë botën që të mos konsumojnë më prodhime me origjinë shtazore, janë ndër faktorët kryesorë që nxisin përdorimin botëror të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Në rritje është edhe kërkesa për aroma natyrale, pas zbulimeve shkencore që kanë nxjerrë në pah efektet e dëmshme anësore të aditivëve sintetikë në ushqimet tona.
Ndërkaq, konsumatorët bashkëkohorë, përherë e më të hapur ndaj kulturave të ndryshme të botës edhe në tryezat e tyre, kërkojnë vazhdimisht shije të paprovuara më parë, ç’ka i nxit kompanitë prodhuese të provojnë e të propozojnë kombinime të reja, me ndihmën e çmuar të bimëve mjekësore dhe aromatike natyrale.
Vetitë shëruese dhe aftësia për të forcuar sistemin imunitar, ndoshta karakteristika më e vlerësuar e bimëve mjekësore e aromatike gjatë të gjitha kohërave, i kanë bërë ato edhe më të vyera e më të kërkuara në ditët e sotme.