Salvia - Salvia Officinalis

Regina delle piante aromatiche albanesi

Sherebela (Salvia officinalis), mbretëresha e bimëve mjekësore shqiptare njihet e vlerësohet botërisht për vetitë e saj terapeutike. Bimë mesdhetare e familjes së nenexhikut, sherebela përdoret prej shekujsh në mjekësinë tradicionale si trajtim kundër mikrobeve, anti-inflamator, antioksidant apo antispazmatik.

Në mjekësi sherebelën e përdorim zakonisht si një ilaç natyral për dhimbjet e fytit, kollën, ftohjen apo infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo përdoret gjithashtu për të lehtësuar problemet e tretjes së ushqimit si fryrja e barkut, gazrat e tepërt apo diarreja. Studimet kanë zbuluar se sherebela ndihmon gjithashtu proçeset e përftimit të njohurive, pasi forcon kujtesën dhe rrit përqendrimin.

Sherebela mund të konsumohet si çaj, apo të përdoret si erëz në kuzhinë, në një sërë gatesash.  

Pikërisht për shkak të vetive të saj të jashtëzakonshme, sherebela duhet konsumuar me kujdes, idealisht duke ndjekur këshillat e mjekut (në rast sëmundjeje), pasi mund të ndërveprojë me ilaçe të caktuara dhe mund të mos jetë e sigurtë për të gjithë.

Ndaje me miqte:

Facebook
WhatsApp
Twitter
LinkedIn