Porosi dhe blerje nga Salvia Nord

Pranë pikës sonë të shitjes në Koplik të Malësisë së Madhe, jo larg qendrës së qytetit të Shkodrës, do të gjeni të gjitha prodhimet tona natyrale të stinës, si edhe një përzgjedhje të atyre produkteve të disponueshme gjatë gjithë vitit, si vajrat esencialë.

Prodhimet e disponueshme mund ti porosisni online përmes faqes sonë të internetit, në menunë Vetrina dhe ti tërhiqni vetë pranë pikës sonë të shitjes, ose të kërkoni tjua dërgojmë pranë banesave tuaja.

Zgjedhjet tuaja mund të na i komunikoni me telefon, me email, me mesazh në whatsapp ose përmes formularëve të kontaktit në faqet përkatëse të internetit.

Do të kujdesemi tju kthejmë përgjigjje e tju shërbejmë sa më shpejt që të jetë e mundur.