Prodhimet Tona

Natyra e Malësisë së Madhe dhe puna këmbëngulëse kërkimore shumëvjeçare në terren na shpërblejnë sot me një gamë të pasur prodhimesh nga bimët mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare.

Gjethet dhe lulet e freskëta e të thara, erëzat dhe çajrat bimorë të përftuar nga kultivimi me metoda 100% BIO, organike e të çertifikuara janë disa prej fryteve kryesore të veprimtarisë sonë.

Në bashkëpunim me laboratorë të specializuar, që përdorin teknologjinë më të mirë bashkëkohore, realizojmë gjithashtu edhe disa lloje vajrash esencialë me pastërti 100%, shumë të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Fermerëve të specializuar në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike u ofrojmë gjithashtu edhe tetë llojë fidanesh të bimëve më cilësore autoktone shqiptare.