FERMA ORGANIKE SALVIA NORD

Në sipërmarrjen familjare “Salvia Nord” besojmë fort tek potenciali i jashtëzakonshëm i tokës sonë.

Për këtë arsye, prej më shumë se 30 vitesh, në bashkëpunim me natyrën e bekuar të Malësisë së Madhe punojmë për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e trashëgimisë së vyer gjenetike mijëravjeçare të trojeve tona.

Në partneritet, prej vitesh, me qindra fermerëve të përkushtuar kontribuojmë në përhapjen dhe prodhimin e bimëve mjekësore dhe aromatike autoktone shqiptare.

Puna, përkushtimi dhe pasioni jonë shpërblehen me bimë aromatike, çajra bimorë dhe vajra esencialë 100% natyralë, të çertifikuar BIO, të vlerësuara lart jo vetëm në Shqipëri e në rajon, por anembanë globit.

Ngjyra, aroma dhe shije të rralla për kënaqësinë, shplodhjen dhe shëndetin tuaj:
erëzat, çajrat dhe vajrat tona esenciale, të çertifikuara, 100% BIO, ju ftojnë ti zbuloni!

BIMËT MJEKËSORE DHE AROMATIKE

Të vlerësuara anembanë botës për shijen, ngjyrat dhe aromën e tyre të rrallë, si edhe natyrisht për vetitë thuajse çudibërëse në dobi të shëndetit të njeriut, bimët mjekësore dhe aromatike janë një prej dhuratave më të çmuara të natyrës.

Shqipëria në tërësi dhe krahina e Malësisë së Madhe në mënyrë të veçantë janë bekuar me kushte jashtëzakonisht të përshatshme për rritjen e disa prej varieteteve më të vlerësuara të këtyre margaritarëve të botës bimore.

mbi 20 hektarët e punuara nga grupi i prodhuesve tanë kultivojmë me metoda krejt natyrore disa lloje bimësh mjekësore dhe aromatike ndër të cilat spikasin Sherebela autoktone (varieteti “Salvia Nord”), Timusi (Thymus Vulgaris) dhe Makthi (Helychrysum Italicum), por edhe Lavanda, Trumza apo Rozmarina, të propozuara për konsumatorin në formë lulesh, erëzash, çajrash bimorë dhe vajrash esencialë.

Prodhimet 100% Natyrale
KRENARIA JONE

Nxitës të fantazisë krijuese (por edhe të epshit!), mbështetës të kurajos e të forcës së vullnetit, si edhe qetësues e antistres natyralë, varietetet autoktone shqiptare të bimëve të mirënjohura si sherebela, lavanda apo makthi, në formë lulesh, çajrash apo vajrash esencialë, ju dhurojnë ditëve tuaja kënaqësi, shplodhje dhe një mori përfitimesh të tjera për trupin e për mendjen.

CILËSIA MBI SASINË
Në harmoni me mjedisin

Për ne të Salvia Nord-it është thelbësore prejardhja e bimëve nga kultivime të pastra, apo nga fushat e kultivuara drejtëpërdrejtë nga ne, me metoda organike të çertifikuara.
Dëshirojmë jo vetëm tju japim produktet më të mira të mundshme, por edhe ta realizojmë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën.
Nëse dëshiron të njihesh më mirë me ne, me botën tërheqëse të bimëve mjekësore dhe aromatike apo me krahinën e bukur të Malësisë së Madhe të ftojmë të na kontaktosh apo të na vizitosh pranë qendrës sonë në Koplik, jo larg qytetit të Shkodrës.

ESENCA E PUNËS SONË