Vizitë tek Salvia Nord
Fushat e mbjella me lavandë, sherebelë apo helichrysum, sidomos gjatë periudhës së lulëzimit në muajt e parë të verës shndërrohen në tapete shumëngjyrësh ku mbizotërojnë aromat dehëse të bimëve mjekësorë dhe aromatike.
Këto shpërthime të mirëfillta kromatike janë sfondi ideal për shëtitjet tuaja të pasditeve, apo për kujtime të paharrueshme fotografike.
Gjatë gjithë vitit ofrojmë për vizitorët një tur të shkurtër shpjegues kushtuar bimëve mjekësore dhe aromatike shqiptare, vetive dhe mënyrave kryesore të përdorimit të tyre.
Ofrojmë bashkëpunim edhe për shkollat, institucionet, agjencitë apo operatorët turistikë që dëshirojnë të propozojnë vizita të organizuara posaçërisht me temë bimët mjekësore dhe aromatike për nxënësit, anëtarët apo klientët e tyre.
Pranë pikës sonë të shitjes do të gjeni natyrisht edhe të gjitha prodhimet tona natyrale.
Na kontaktoni për të rezervuar një vizitë pranë fermës Salvia Nord, jeni përherë të mirëpritur!